Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Skriniar i premton besnikëri Interit

Milan Skriniar i premton besnikëri Interit. Mbrojtësi sllovak, gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij, deklaroi se asnjë prej trajnerëve apo ekipeve që kanë shprehur interes për të, nuk e kanë kontaktuar dhe se ato që fliten, janë thjesht zëra merkatoje.

Skriniar deklaroi se nëse do të qëndronte përgjithmonë te Inter, ashtu si Hamsik te Napoli, atëherë ai do të ishte shumë i lumtur. Mbrojtësi 23-vjeçar është kthyer në objekt dëshire për disa skuadra në Europë, ku ndër ekipet më të interesuara, është Manchester United i Jose Mourinhos.

Sllovaku iu bashkua Interit verën e kaluar, teksa erdhi nga Sampdoria dhe që nga ai moment u shndërrua në një pikë fikse, në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti, duke bindur të gjithë me paraqitjet e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...