Klube të mëdha të Europës janë vënë në ndjekje të Ezequiel Palacios, talentit të River Plate. Fantazisti 20-vjeçar ka një rritje impresionuese dhe së fundmi ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Argjentinës. Duke parë këtë interesim nga Europa, drejtuesit e klubit duan t’i rinovojnë kontratën. Një lëvizje e tillë më shumë se për të blinduar lojtarin bëhet për të dyfishuar klauzolën e mesfushorit, e cila aktualisht është 15 milionë euro. Synimi është për ta çuar në 30 milionë. Atletico Madridi, Interi dhe Sevilla janë klubet që kanë shprehur interes konkret për fantazistin, ndërsa River Plate do të pranojë të negociojë vetëm pas firmës në kontratën e re.
Lajme të tjera
Kombëtare
Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...
Gjermani
Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...
Gjermani
Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...
Bundesliga
Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...