Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dëmtimi i Messit, ja kur pritet të rikthehet

Lionel Messi u dëmtua në bërryl gjatë një dyluftimi me futbollistin e Sevillas, Mudo Vásquez, në sfidën e mbrëmshme në “Camp Nou” dhe u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26′, ndërkohë që deri atëherë kishte shënuar një gol dhe kishte asistuar një tjetër.

Kontrollet e para mjekësore për yllin argjentinas, kanë konfirmuar frikën e madhe, pasi Kapiteni i Barcelonës duket se ka humbur tashmë sfidat me Interin në Ligën e Kampionëve, por edhe El Classicon me Realin e Madridit, planifikuar për në fundjavë.

“Pleshti” pritet të rikthehet në fushë në mesin e nëntorit, përpara sfidës së rëndësishme kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”. Takimet e tjera ku numri 10 i Barças do të mungojë janë ato përballë Vallecanos, përsëri kundër Interit në Champions League, Leonesas për kupë, dhe Betisit të Sevillas.

Natyrisht që ky është një lajm dëshpërues për trajnerin Valverde, që do të duhet të bëjë pa lojtarin më të mirë të ekipit, në një fazë mjaft të rëndësishme të sezonit, ku do të përballet me kundërshtarë të një niveli të lartë.

Dembele e tregoi edhe dje, se nuk mund t’i besohet shumë, ndërsa Malcom është jashtë planeve të teknikut Valverde, që tashmë do të duhet të mendojë se kujt do t’ia besojë zëvendësimin e Lionel Messit në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...