Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Shokon Wozniacki: Vuaj nga sëmundja e…

Probleme jo të vogla për numrin 2 të tenisit për femra, Caroline Wozniacki. E jo në fushën e lojës, por nga ana shëndetësore. Në një intervistë, pas humbjes 5-7 7-5 6-3 përballë ukrainases Elina Svitolina, në finalen e turneut të Singaporit, danezja konfirmoi se vuan nga artriti reumatoid, ose siç njihet në gjuhën e përditshme, reumatizëm:

“Në fillim ishte shokuese, duke qenë se ndihesh atletja më e fortë, ose të paktën kështu ishte në kokën time. Dhe më pas, të ndodh kjo gjë, e të duhet të jetosh me këtë sëmundje. Por, kam qenë pozitive dhe mendoj se e kam përballuar siç duhet, vetëm kështu situata mund të ketë përmirësim”.

Wozniacki shpjegoi se dhimbjet e para i ndjeu pas turneut të Wimbledon dhe një mëngjes u zgjua në Montreal duke mos qenë e aftë për të ngritur krahun e djathtë. 28-vjeçarja më pas u detyrua të tërhiqej nga turneu i Cincinnatit, dhe pas kontrollit nga mjekët, u diagnostifikua me sëmundjen e reumatizmit. Danezja gjithashtu shtoi se ka marrë ilaçe, dhe është e bindur se kjo gjë nuk do të ketë ndikim të madh në karrierën e saj. Në të kaluarën Wozniacki ka qenë edhe numri 1 në botë, e gjithashtu konsiderohet si një prej tenisteve më të mira në vitet e fundit.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...