Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Marca: Reali 200 milionë euro për merkaton, synohet afrimi i Icardit

E përditshmja spanjolle “Marca” ka shkruar sot se Florentino Perez ka vënë plot 200 milionë eruo në dispozicion, për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit dhe për ta nxjerrë nga periudha negative e mungesës së rezultateve.

Sipas saj, Mauro Icardi duket se do të jetë objektivi i parë për presidentin madrilen, që tashmë pas 3 golave në Champions të argjentinasit, është bindur përfundimisht për ta sjellë në kryeqytetin spanjoll.

Kapiteni i Interit ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh, por që vlen vetëm për në verë, ndërsa për ta marrë në janar, Perezit do t’i duhet të ofrojë rreth 150 për të bindur drejtuesit e skuadrës zikaltër.

Gjithsesi, presidenti madrilen është i bindur të paguajë për të sjellë në Madrid njeriun-gol, që pritet të kompensojë “boshllëkun” e lënë nga Cristiao Ronaldo, shënuesi më i mirë i Realit në vitet e fundit.

Një tjetër aspekt që e favorizon këtë marrëveshje, është edhe fakti që Icardi te Interi fiton rreth 6 milion euro në sezon, ndërsa te Reali janë gati t’i ofrojnë të paktën 10, një pagë prej “Top Player-i” të vërtetë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...