Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli nuk i ndahet Prishtinës, ndaj Ferizajt vendosin sulmuesit!

Feronikeli nuk i ndahet Prishtinës duke i ushtruar presion nga pas. Skuadra nga Drenasi u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti 2-0 në Drenas, Ferizajn në sfidën që mbylli javën e 15-të të IPKO Superligës së Kosovës. Ishte një fitore nën shenjën e sulmuesve për skuadrën e Zekerija Ramadanit që më këtë sukses u ngjit në kuotën e 35 pikëve, 1 më pak se Prishtina kryesuese, duke lënë Ferizajn në vendin e parafundit në kuotën e 14 pikëve. Golat e Kastriot Rexhës dhe Artur Maganit në pjesën e parë vendosën fatet e sfidës me Feronikelin që la pas humbjen ndaj Prishtinës duke konfirmuar ambiciet për të luftuar deri në fund me kryeqytetasit për titullin kampion.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...