Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Finals/Djokovic dominon Zverevin, pranë gjysmëfinaleve

Vijon forma e shkëlqyer e Novak Djokovic në ATP Finals. Në “02 Arena” të Londrës tenisti serb tregoi forcën ndaj Alexander Zverev në vetëm 1 orë 16 minuta lojë, duke e mposhtur rivalin gjerman lehtësisht 2-0 me sete, 6-4, 6-1. Nole është vetëm një hap gjysmëfinaleve, falë fitores së dytë në grupin “Guga Kuerten”.

Në fillim të duelit, Zverev ishte thuajse perfekt. Gjermani ishte shumë pranë suksesit në gejmin e nëntë, por humbi një “break point”. Djokovic u tregua i saktë në shërbim, duke e thyer Zverevin në lojën e 10-të.

Seti i dytë nuk pati shumë histori. Zverev mori vetëm një lojë, duke dështuar në dy momente mundësinë për të fituar gejmet. Përfundoi 6-1 seti i dytë, rezultat që tregoi diferencat mes dy tenistëve.

Edhe në këtë turne final Djokovic po konfirmohet gjithnjë e më shumë në nivelet më të larta.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...