Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Durrës, dëmtimet shqetësojnë Panuccin

Përfaqësuesja shqiptare i ka dhënë fund përgatitjeve në qytetin e Durrësit, në prag të sfidës me Skocinë, e vlefshme për UEFA Nations League. Seanca nisi menjëherë pasi trajneri Christian Panucci zhvilloi një bisedë të shkurtër me skuadrën, ndërsa me përjashtim të Eros Grezdës dhe Ndojit, e gjithë pjesa e tjetër kreu një seancë të plotë stërvitore.

Grezda, nën kujdesin e përgatitësit atletik, u stërvit i diferencuar, megjithëse shpresohet që 23-vjeçari të jetë gati për duelin me skocezët, ndonëse ende nuk dihet nëse lojtari i Glasgow Rangers do ia dalë të zbresë në fushë përballë ekipit të Alex McLish. Shqetësuese është edhe gjendja e Emanuele Ndojit, pasi futbollisti i Brescias kreu vetëm disa ushtrime për zgjatimin e muskujve, duke mos pasur asnjë kontakt me topin.

Nëse për Grezdën ka shpresa tek rikuperimi në kohë, për mesfushorin situata është më e rëndë dhe gjasat janë që 21-vjeçari të jetë i detyruar ta ndjeke ndeshjen nga tribuna. Duket një periudhë e pafat në aspektin e dëmtimeve, duke qenë se Ylber Ramadani, Emir Lenjani dhe Alban Hoxha, të cilët ishin pjesë e listës fillestare, u detyruan të hiqnin dorë nga grumbullimi i kombëtares, teksa Metzi u bë pengesë për Ivan Balliun.

Ndërkohë ka zhvilluar stërvitjen e parë më përfaqësuesen Albion Ademi. Futbollisti i Inter Turkut në Finlandë u largua nga grumbullimi i përfaqësueses së 21-vjeçarëve për t’iu bashkuar skuadrës së Panuccit. Këtë të premte kuqezinjtë do të kryejnë edhe stërvitjen e fundit përpara duelit me Skocinë, seancë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës në orën 18:30.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...