Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Kosovë me “5 yje” ndaj Maltës, Avdiaj gjen golat e parë me “Dardanët”

Përfaqësuesja e Kosovës regjistroi një fitore me goleadë në transfertën e Valletës ndaj Maltës, ku triumfoi me rezultatin e thellë 0-5 duke u konfirmuar si favorite për të mbyllur grupin në vendin e parë të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga tekniku zviceran Bernard Challandes gjeti golin që në minutën e 15’ me anë të Vedat Muriqit, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Rashicës, për të dërguar topin në rrjetë.

Minutat në vijim ishin një dialog i vazhdueshëm mes futbollistëve të Kosovës me portierin maltez, i cili rezistoi deri në minutën e 70’, kur Benjamin Kolollit i doli një top me fat dhe me gjakftohtësi dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje në formë parabole.

Këtu filloi edhe goleada e Kosovës, fillimisht me Donis Avdiajn, i cili dërgoi dy herë topin në rrjetë në minutat 78’ dhe 80’, duke gjetur edhe golat e parë me Kosovën, ndërsa më pas ishte Milot Rashica, që shënoi një gol nga një distancë e largët, për të kompletuar suksesin bindës.

Me këtë fitore Kosova mbetet në vendin e parë me 11 pikë në 5 takime, e ndjekur nga Azerbajxhani me 9 pikë në po kaq takime. Pas 3 ditësh, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova do të presë Azerbajxhanin, në një ndeshje direkte për vendin e parë, ku “Dardanëve” u mjafton edhe një barazim, për të ruajtur pozitat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...