Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Talenti i Manchester City-t nënshkruan me gjigantët spanjollë

Talenti 19-vjeçar i Manchester City-t, Brahim Diaz ka vendosur të lërë “Etihad Stadium” në fund të sezonit,m periudhë kur edhe i mbaron kontrata me “qytetarët”.

Sipas mediave angleze, sulmuesi ka arritur akordin me skuadrën e Realit të Madridit dhe do të transferohet në kryeqytetin spanjoll, duke filluar nga qershori i 2019-ës.

Diaz shkëlqeu në ndeshjen ndaj Fulhamit në Carabao Cup, duke shënuar dy gola, por sërish nuk është aktivizuar asnjë minutë në Premier League nga Guardiola, ndaj edhe ka vendosur largimin.

Ai refuzoi rinovimin me “qytetarët”, ndërsa do të largohet si lojtar i lirë te Reali dhe madrilenët do t’i paguajnë Manchester Cityt vetëm tarifën e solidaritetit, pasi Diaz është rritur në klubin anglez.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...