Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Higuain mirëpret Ibrën dhe vlerëson partnerin e sulmit te Milani

Sulmuesi argjentinas i Milanit, Gonzalo Higuain shoqëronte Gattuson në konferencën për shtyp, në prag të sfidës për Ligën e Europës, përballë Duddelange. Ai mohoi zërat se po mendon largimin nga kuqezinjtë dhe theksoi se është i përqendruar të japë më të mirën për klubin kuqezi.

“Mendja ime është tek Milani. Nuk ndihem një yll, jam një futbollist i cili është marrë për të arritur objektivat e caktuara. Shpresoj të ecim shumë në Europa League, dhe të arrijmë zonën Champions në kampionat”, deklaroi Higuain.

Sulmuesi argjentinas i kuqezinjve komentoi edhe një afrim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç te kuqezinjtë, ndërsa shprehu vlerësime maksimale për partnerin e tij në sulmin e Milanit, Patrick Cutrone.

“Për sa i përket Ibras, ai është një lojtar i madh, por për merkaton do ende kohë, ndaj duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. Pastaj, këtu kemi dhe një djalosh si Cutrone, të cilit dua t’i mësoj çdo gjë që di”, tha sulmuesi i Milanit. .

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...