Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Debutim i “hidhur” për Elvin Beqirin me Shqipërinë U-17

Debutim i hidhur për Elvin Beqirin si trajner i kombëtares U-17 të Shqipërisë.

 

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri i ri shkodran ka filluar sot garën në Mercedes Benz Aegean Cup, duke u përballur me Anglinë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të anglezëve.

Shqipëria U-17 ka zbritur në fushën e lojës me këtë formacion: Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj(C). Pjesa e parë ka qënë shumë e luftuar me të dyja skuadrat që kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë por është mbyllur me rezultatin 0-0. Pjesa e dytë ka filluar me gol, me anglezët që kanë shënuar në minutën e dytë të këtij fraksioni loje me anë të Lusala. Në minutën e 70-të anglezët dyfishojnë me anë të Delap. Rezultati nuk ndryshoj deri në fund panvarsisht reagimit nga kuqezinjtë e vegjël.

Rrugëtimi i 17 vjeçarëve në këtë kompeticion vazhdon ditën e nesërme, me ndeshjen që do të zhvillojnë me vendin organizator, Turqinë, në orën 12:00. Ndeshjen e parë në grup Turqia e luajti me Moldavinë, të cilën e mposhti me rezultatin 4-0.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...