Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Bare fiton besimin e trajnerit te Malaga, ja çfarë thotë Muniz për kuqeziun!

Keidi Bare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2019-të. Mesfushori dhe njëkohësisht kapiteni i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë i cili ka debutuar edhe me kombëtaren A, ka shkëlqyer në dy sfidat e tij të para me fanellën e Malagas në Segunda Division. I transferuar me parametër zero nga Atletico e Madridit te skuadra andaluziane me parametër zero, Bare pasi u aktivizua në gjysmën e parë të sezonit me ekipin B, tashmë është pjesë e skuadrës së parë të Malagas dhe falë paraqitjeve në fitoret ndaj Zaragozas dhe Lugos, ka fituar edhe besimin e trajnerit Juan Muniz i cili në një intervistë ka thurur elozhe për 21-vjeçarin nga Fieri duke bërë edhe pak humor.

“Ka disa probleme në pasimin poshtë, por është i palodhur në fazën mbrojtëse. I shkëlqyer dhe shumë punëtor. E ka ndihmuar skuadrën shumë në këto momente të vështirë dhe më është përgjigjur gjithmonë. Nuk ankohet dhe mendoj se do të luante edhe me një këmbë për mua (qesh).Ka bërë dy ndeshje shumë të mira dhe shpresoj të ruajë këtë ritëm. Kur mendon se do të rritet akoma dhe më shumë, më mbush me shpresë se realisht do të krijojmë diçka të madhe së bashku te Malaga”,- përfundoi Muniz.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...