Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Një jordanez për Luftëtarin, pasuesi i Rrocës vjen nga Greqia!

Luftëtari gjen pasuesin e Eduart Rrocës. Klubi gjirokastrit është shumë pranë firmës me mesfushorin 29-vjeçar Angelos Chanti. Bëhet fjalë për një futbollist me shumë eksperiencë që gjatë karrierës së tij është aktivizuar në Greqi madje duke realuzuar edhe gola me peshë në Superligën greke dhe në ligën e parë. Chanti i lindur në Greqi nga prindër me kombësi të ndryshme pasi babain e ka jordanez dhe mamanë greke, përpara disa kohësh ka vendosur të pranojë ofertën e përfaqësueses jordaneze teksa numëron 5 takime me këtë kombëtare. Fantazisti sëfundmi është aktivizuar me skuadrën e ligës së parë greke Aittitos Spata ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve të tilla si Ergotelis, Iraklis, OFI i Kretës dhe Aris i Selanikut. Me Chantin, Luftëtari do të përforconte shumë mesfushën dhe mbi të gjitha do të kishte në skuadër një lojtar që mund të bëjë diferencën pas një sulmuesi kryesor.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...