Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita prezanton 6 afrimet e para të merkatos së janarit

Në ambientet e hotelit GrandPark LARA në Antalya, aty ku Drita e Gjilanit po kryen fazën përgatitore, janë prezantuar 6 afrimet e reja.

  • Denis Haliti, mbrojtës i majtë, është rikthyer në shtëpi nga huazimi dhe është afrimi i parë në këtë afat kalimtar.
  • Festim Krasniqi, sulmues krahu, për shumë vite ishte pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe nga Shqipëria por së fundmi ishte pjesë e Besës së Peja. Marrëveshja është arritur në ditët e para të afatit kalimtar. Pritet që me cilësitë që ka Festimi ta ndihmojë ekipit sidomos në fazën sulmuese.
  • Përparim Osmani, mbrojtës i djathtë. Me marrëveshje të dyanshme në mes të klubeve si dhe lojtarit, “Laqi” është bashkuar në formë huazimi nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. “Laqi” edhe më parë ka qenë pjesë e Dritës.
  • Klajdi Burba, qendërsulmues. Burba është në fazën provuese tek klubi ynë dhe se gjatë përgatitjeve në Antalya do të sqarohet situata e tij. Burba ishte pjesë e grupmoshave U-17 dhe U-19 e Kombëtares Shqiptare. Karrierën e ka filluar në Norvegji, ku së fundmi ishte pjesë e ekipit Viking FK U-21.
  • Mario Kirev, portier, me një karrierë shumë të madhe. Ka patur kontratë profesionale me gjigantin Italian Juventus para disa vitesh. Ka luajtur edhe në Bullgari, Qipro dhe Shqipëri.
  • Sedat Berisha, qendërmbrojtës, vjen nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e klubit të Tiranës. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e shumë klubeve nga Maqedonia, Shqipëria por edhe e kampionatit turk, ku ka luajtur tek ekipi i njohur, Bursaspor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...