Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

E pabesueshme, Feyenoord luan tenis me Ajaxin, fërkon duart PSV-ja!

E pabuesueshme ajo që ndodhi në De Kuip pasditen e kësaj të diele. Feyenoord arriti një fitore të madhe ndaj rivalëve të përjetshëm të Ajaxit të Amsterdamit. Skuadra nga Roterdami luajti tenis përballë harkëtarëve pavarsisht se nuk ka shumë pretendime në këtë sezon ndërkohë që Ajaxi lufton për titullin kampion. 6-2 ishte rezultati final i një sfide të çmendur në të cilën realizoi dy herë edhe veterani Robin Van Persie, dy gola deçizivë ata të ish sulmuesit të Arsenalit që e çuan rezultatin nga 2-2 në 4-2. Edhe pse kaloi i pari në avantazh me danezin Lasse Schone, Ajaxi u turpërua në De Kuip dhe pas kësaj sfide e sheh veten -5 pikë nga PSV Eindhoven që kryeson renditjen e Eredivisies. Feyenoord në krahun tjetër edhe pse është larg objektivave sezonale teksa ka blinduar vendin e 3-të por e ka të pamundur të shkojë më lart, pasi i shkaktoi disfatën e parë sezonale PSV-së i dha një leksion edhe Ajaxit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...