Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Slloveni Aleksander Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s

Aleksander Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s për një mandate tjetër katërvjeçar në gjatë punimeve të Kongresit të 43-të të Zakonshëm të UEFA-s në Romë.

51-vjeçari slloven, i cili u zgjodh presidenti i shtatë i UEFA-s në shtator të vitit 2016 pas largimit të francezit Michel Platini, u konfirmua me votë unanime këtë të enjte, nga delegatët e 55 federatave anëtare të UEFA-s Ai u zotua se “uniteti, shpresa, respekti dhe solidariteti” do të ishin elementët kyç në strategjinë, misionin dhe aktivitetet e UEFA-s gjatë mandatit të ri presidencial të tij.

“Futbolli europian, – tha Ceferin, – duhet të mbetet respektues, i respektuar dhe i nderuar. Falemnderit sërish që më besuat. Jam i emocionuar dhe i nderuar njëkohësisht”.

Ceferin këmbënguli se, pavarësisht sukseseve të fundit dhe zhvillimeve pozitive, veçanërisht në lidhje me frymën e unitetit që ka mbizotëruar anembanë futbollit europian, UEFA nuk do të heqë dorë nga përmbushja e rolit të saj si trupa qeverisëse e futbollit në kontinentin e vjetër.

Presidenti i UEFA-s ritheksoi statusin e rëndësishëm të turneve madhore për ekipet kombëtare në Europë, si Europiani apo Liga e Kombeve, me këtë të fundit që ofron garanci për sukses, ndërsa “Euro 2020”, që do të zhvillohet në 12 qytete në mbarë Europën gjatë verës së ardhshme, do të japë një mesazh të fuqishëm jo vetëm për të apasionuarit pas futbollit, por edhe Europës si e tërë: mesazhin për një kontinent të hapur, tolerant dhe të bashkuar!

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...