Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Willemi II “i bën dalje” Donis Avdijajt

Donis Avdijaj gjithnjë e më larg skuadrës holandeze Willem II. Mediet vendëse kanë raportuar se drejtuesit e kanë nxjerrë në shitje futbollistin, pasi nuk bën më pjesë në planet për të ardhmen.

Kujtojmë që Avdijaj, në fund të muajit dhjetor u pezullua nga klubi për shkak të thyerjes së rregullave dhe gjithashtu muajin e shkuar është larguar nga kampi stërvitor në Spanjë për shkak të lëndimit të gjurit.

Sipas gazetës “Brabants Dagblad”, klubi po kërkon blerës për Avdijajn në Rusi, Poloni, Suedi, Zvicër e SHBA, pasi në këto vende afati kalimtar është ende i hapur (do të nisë sezoni i ri).

22-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Willemit, me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Deri tani ka mundur të shënojë tetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 19 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij, vlerësohet rreth dy milionë euro.

Avdijaj karrierë ka bërë edhe te Schalke, Roda e Sturmi i Grazit. Ai në vitin 2017 ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën ka realizuar dy gola në gjashtë ndeshje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...