Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Plaku: Futbolli pasion dhe mënyrë jetese, sakrifica për mbijetesën

Sebino Plaku deklaroi në “Gol pas Goli” se është e vështirë të gjesh motivim, kur ke probleme siç po i kalon Kamza.

Nga bojkoti te pika e fituar ndaj Teutës: Nuk është e thjeshtë të flitet për këtë situatë. Ishte një vendim i miksuar. Një pjesë e ekipit nuk ndihej gati dhe për sa kohë nuk jemi të qetë mendërisht, menduam të veprojmë ashtu. Disa kanë qenë edhe të dëmtuar, si rasti im. Megjithatë, klubi reagoi, dhe kjo na dha forcë. Duke qenë se e kemi pasion dhe e dashurojmë futbollin, por edhe e kemi mënyrë jetesë. Për fat e kaluam këtë moment, dhe kjo ishte një shtysë. Ekipi reagoi menjëherë.

Sakrifica për mbijetesë: E vërtetë, edhe unë do thosha që nuk jam për këtë pjesë. Por, jam edhe kapiten dhe duhet të jem zëri i grupit. Është një punë që është nisur dhe është gjynah ta lëmë të gjysmë. Do e çojmë deri në fund.

Kastrioti dhe Luftëtari: Nuk kemi bërë llogari cila skuadër është më e mirë apo më e dobët. Ekipi që do jetë më i vendosur deri në fund, do ia dalë. Kemi edhe një vit eksperiencë në Superiore. E dimë si funksionon, nuk jemi më si vjet. Kjo na jep shtysë për përpara.

Precipitimi i situatës: Kishte nisur një plan, bashkë me bashkinë, pa fajësuar dikë. Janë edhe disa të huaj, por jemi edhe ne shqiptarët fajtorë. Por, është e vështirë të gjesh motiv, të motivosh shokët, kur nuk e ke as vetë. Nuk kemi as kushtet minimale, pse të mos e them. Pjesa tjetër është edhe e nxitimit, me shkarkimin e Devollit. Ishte fillimi i kampionatit dhe ishte i nxituar ai vendim.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...