Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mrekullia “Zaniolo”, Roma gati t’i gjashtëfishojë pagën

Kur mbërriti në verë te Roma, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Radja Nainggolan tek Interi, Nicolo Zaniolo ishte thjesht një sulmues premtues, një bast për t’u fituar nga verdhekuqtë, që u kritikuan shumë për “humbjen” e mesfushorit belg. Por më pak se 7 muaj nga transferimi i tij në Romë, 19-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e tifozëve romanë, të cilëve u kujton një legjendë të klubit, Francesco Tottin. Firmosi për 5 vjet për një pagë minimale 300 mijë euro në sezon, që mund të shkonte në 600 mijë nëse do të plotësohej kriteri i ndeshjeve të luajtura.

Me 14 ndeshje e tre gola në Serinë A, dy takime në Kupën e Italisë dhe sidomos me 6 aktivizime e 2 gola në Champions Zaniolo e ka fituar tashmë pagën maksimale që parashikonte kontrata.

Drejtori sportiv, Monchi e kishte kuptuar muaj më parë që basti ishte fituar, ndaj si prioritet kishte rinovimin me talentin italian. Në fund të sezonit, palët do të ulen në tryezë për të përpiluar kontratën e re me gjashtëfishim të pagës dhe zgjatjen edhe një vit tjetër, pra deri në vitin 2024.

Babai i futbollist dëshiron që të hiqet klauzola në kontratë, ndërsa paga mund të arrijë 2 milionë euro në sezon, duke përfshirë dhe bonuset. Nëse do të vijojë me këtë ritëm, numri 10 i legjendës Totti, që tashmë qëndron në muze, do të bëhet me siguri pronë tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...