Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina “bie” në derbi, Rexha ngjit Feronikelin në krye

Flamurtari befasoi në rinisjen e IPKO Superligës në Kosovë, pasi fitoi derbin e kryeqytetit përballë Prishtinës, me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë nuk e nisën aspak mirë ndeshjen, pasi në minutën e 22-të mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq ndaj Quansah.

Megjithatë Shilova në minutën e 31-të dhe Krasniqi në minutat shtesë të pjesës së parë, shënuan në portën e Prishtinës, duke i dhënë Flamurtarit avantazhin e dyfishtë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të skuadrës së Prishtinës, që tashmë me këtë humbje, dorëzon edhe kreun e renditjes në favor të Feronikelit.

Këta të fundit, në të njëjtën orë, regjistruan triumfin 0-2 në stadiumin “Përparim Thaçi” të qytetit të Prizrenit, përballë ekipit vendas të Lirisë.

Kastriot Rexha shënoi dy herë në pjesën e parë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës nga Drenasi dhe duke e rikthyer në krye të renditjes, në kuotën e 42 pikëve, 2 më tepër se Prishtina.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...