Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E shtuna e futbollit në Supersport, spikasin Milan-Sassuolo dhe Moenchengladbach-Bayern!

E shtuna e futbollit në Supersport nuk kompletohet vetëm me tre supersfidat e ditës, pasi sot do të zbresin në fushë edhe Milani apo Bayern Munich që kanë ndeshje delikate në letër. Kuqezinjtë do të kërkojnë vazhdimësinë në kampionat në duelin e San Siros ndaj Sassuolos. Një kundërshtar ndaj të cilit Milani ka patur fat në vitet e fundit por nuk duhet harruar që Sassuolo në të kaluarën ka qenë një mace e zezë për kuqezinjtë, madje Allegri nga stoli i Milanit është shkarkuar pikërisht pas një humbjeje ndaj Sassuolos. Me një fitore sot që do të ishte e 4-ta radhazi, Milani do të bënte një hap përpara në renditje duke kaluar Interin, pasi do të ngjitej në vendin e 3-të. Në Serinë A dita do të hapet me duelin Empoli-Parma. Në Bundesligë vëmendja do të jetë e gjitha te dueli i orës 18:30 në Borussia-Park mes Monchengldabch dhe Bayernit. Bardhezinjtë gjithmonë kanë qenë një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar nga bavarezët, megjithastë skuadra e Kovac sot është e motivuar dyfish pasi në rast suksesi do të barazonte në kuotën e 54 pikëve, Borussian e Dortmundit në krye të klasifikimit. Më herët një sfidë interesante që do të keni gjithashtu mundësi ta ndiqni nëpërmjet kanalit Eurosport 2 është ajo mes Frankfurt dhe Hoffenheim. Në Francë sytë e të gjithëve do të jenë te dueli që Paris Saint Germain do të zhvillojë në transfertë ndaj Caen. Në La Liga përveç El Clasicos, interes të madh përbën edhe sfida Huesca-Sevilla. Aty ku vendasit kërkojnë pikët e mbijetesës ndërkohë që andaluzianët synojnë të shkojnë në Champions League. Në Supersport nuk mungon as Eredivisie që vjen me duelin Excelsior-PSV Eindhoven.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...