Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli fiton në frymën e fundit, autogoli i Jasharit i heq pikën Ballkanit

Fitore “in-extremis” e Feronikelit ndaj Ballkanit në takimin e luajtur në “Rexhep Rexhepi”, ku miqtë nga Therandë mundën të rezistonin thuajse gjatë gjithë lojës, por një pakujdesi në fazën mbrojtësi peshojë shumë në rezultatin përfundimtar.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje u mbyll pa gola. Ballkani e kishte shënuar një gol, në minutën e 31-të, përmes Jetmir Topallit, mirëpo goli ishte anuluar për pozicion jashtë loje.

Autogoli i Jasharit në minutën e 89-të, pas një kombinimi të bukur mes Thaqit dhe Hotit, bëri që të shpërthente festa te skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani. Nuk munguan më pare rastet në portën e Ballkanit, ku veçohet edhe goditja me kokë e Jean Cariocas (ish-lojtarit të Kukësit), që u prit nga portieri mik.

Me këtë fitore në frymën e fundit Feronikeli shkëputet me 6 pikë nga Prishtina, me ekipin bardhekaltër që zbret në orën 18:00 në “Fadil Vokrri” ku pret Lirinë e Prizrenit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...