Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu e Kastrioti përballen në Korçë, Tirana përballë tabusë durrsake

Në orën 18:30, në “Niko Dovana” do të luhet sfida mes Teutës e Tiranës, që për vetë momentin që po kalojnë të dy skuadrat, mund të cilësohet edhe si dueli i dy ekipeve në krizë rezultatesh.

Teuta nuk fiton në kampionat që prej 30 marsit, kur mposhtte Kastriotin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa më pas i dha lamtumirën Kupës dhe tani e sheh veten në vendin e katërt, duke komplikuar objektivin Europë.

Durrsakët kanë gabuar shumë në prapavijë në javët e fundit, aq sa në vetëm dy takimet paraardhëse, kaën nxjerrë plot 8 herë topin nga rrjeta, ndërsa trajneri Blendi Shkëmbi ka paralajmëruar se do të aplikojë ndryshime të shumta në formacion.

Nga ana tjetër bardheblutë e Tiranës, nuk fitojnë një ndeshje kampionatin në fushë, që prej 22 Shkurtit, kur mposhtnin Skënderbeun 1-2 në Korçë (pa llogaritur fitoren në tavolinë me Kamzën), situatë kjo që ka rikthyer skuadrën në ujërat e mbijetesës.

Kryeqytetasit kanë treguar lojë të mirë në fushë, por kanë shpërdoruar shumë kohët e fundit, përfshi këtu edhe dy 11-metërsha, që kanë prishur qetësinë dhe harmoninë në ekip, ndaj një fitore në Durrës, do të rikthente normalitetin.

Sfida e fundit e ditës, është ajo që do të zhvillohet në Korçë, mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Vetëm dy ditë para gjyqit të KAS-it në Zvicër, korçarët kanë nevojë të marrin maksimumin e pikëve sot, për të synuar një vend në zonën europiane të renditjes.

Për më tepër, në ekip ka lojtarë të shumtë, të cilët janë edhe në një testim për të treguar se meritojnë të mbeten pjesë e skuadrës bardhekuqe edhe për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Kastrioti është një prej skuadrave që ka bërë më mirë në këtë vit kalendarik dhe është rikthyer bindshëm në luftën për mbijetesë, pasi tashmë Tiranën dhe Luftëtarin i ka vetëm 3 dhe 4 pikë përpara.

Krutanët kanë treguar një nivel të lartë grinte dhe agresiviteti, gjë të cilën do të duhet ta shpalosin edhe sot në Korçë, për të mos dalë pa gjë nga kjo transfertë, pasi mund të komplikonte sërish rrugën e mbijetesës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...