Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Apeli lë në fuqi pezullimin me 4 ndeshje pa tifozë për Tiranën

Tirana apeloi në Komisionin e Apelit, vendimin e Disiplinës për të reduktuar numrin e ndeshjeve pa tifozë, por kjo kërkesë e klubit bardheblu është hedhur poshtë.

Klubi bardheblu u dënuar me luajtjen e 4 ndeshjeve pa tifozë, pas incidenteve të ndodhura në sfidën Tirana-Laçi dhe në Apel ka kërkuar përgjysmimin e dënimit, duke vënë në dispozicion edhe provat televizive, por edhe precedentë me klube të tjera, që ia kanë hedhur paq me vetëm një gjobë disa-milionëshe.

Megjithatë Komisioni i Apelit ka vendosur të lërë në fuqi të njëjtën masë ndëshkimore për klubin bardheblu, pra zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë.

Ky vendim ka shkaktuar edhe indinjatën e klubit të Tiranës, që po sot u njoh edhe me refuzimin e reduktimit të pezullimit të sulmuesit anglez Michael Ngoo.

Në reagimin zyrtar, klubi bardheblu thekson se i njëjti komision, përdor standarde të ndryshme, për klube të ndryshme, pasi për të njëjtat ndodhi, klubet e tjera kanë paguar vetëm dy milionë lekë gjobë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...