Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hyka shpërthen me dy gola në Izrael, rikthen te fitorja Maccabi Netanya!

Pas një sezoni jo shumë pozitiv, për shkak edhe të një dëmtimi, që e mbajti larg fushave për shumë muaj, Jahmir Hyka shpërthen me një dygolësh dhe rikthen Macabbi Netanya te fitorja në kampionatin izraelit pas 5 ndeshjes.

Lojtari i Kombëtares shqiptare kishte zhvilluar një sezon me probleme deri para sfidës ndaj Hapoel Hadera, pasi numëronte në total vetëm 311 minuta të luajtura dhe asnjë gol të shënuar. Megjithatë 31-vjeçari shqiptar spikati në sfidën e fundit, të cilën e nisi si titullar, duke shënuar dy herë në harkun e 21 minutave në pjesën e parë.

Hyka realizoi golin e parë dhe të 3-in në fitoren 3-2 të Netanya ndaj Hapoel Hadera. Këto ishin dhe dy golat e parë të Hykës në kampionatin izraelit, ku u transferua në janar të këtij viti,  me shtatshkurtrin shqiptar që riktheu skuadrën e tij te fitorja, një sukses që mban gjallë shpresat e Macabbi Netanya për t’u kualifikuar në Europa League sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...