Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Play Off/Fitojnë 76ers dhe Blazers, gjithçka vendoset në sfidën finale

U luajtën dy sfidat e radhës të fazës play off në NBA dhe në të dy rastet fituan skuadrat vendase, duke barazuar në 3-3 serinë e gjysmëfinaleve në konferencat respektive.

Kështu, në Lindje, Philadelphia 76ers triumfuan 112-101 ndaj Toronto Raptors. Vendasit zhvilluan një lojë korale, me të gjithë basketbollistët e formacionit bazë me numër dyshifror pikësh. Edhe pse diferenca finale ishte vetëm 11 pikë, ekipi nga Pennsylvania e dominoi nga fillimi deri në fund kundërshtarin. Jimmie Butler shënoi 25 pikë, ndërsa Ben Simmons spikati me 21 pikë, 6 asiste dhe 8 rikuperime, duke u hequr vlerën 29 pikëve dhe 12 rikuperimeve të “yllit” të Raptors, Kawhi Leonard.

Edhe Portland Trail Blazers nuk u japin mundësi Denver Nuggets të festojnë para kohe kualifikimin. Në sfidën e 6-të të zhvilluar në “Moda Center” të Portlandit, të zotët e shtëpisë dominuan me rezultatin 119-108 nën udhëheqjen e Lillard e McCollum, respektivisht me 32 dhe 30 pikë.

Nikola Jokic bëri gjithçka për skuadrën nga Colorado, por 29 pikët dhe 12 rikuperimet e tij rezultuan të pamjaftueshme për të shmangur humbjen. Tashmë sfida e fundit, që do të përcaktojë të kuakifikuarën e këtij çifti do të zhvillohet në “Pepsi Center” të Denverit.

 

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...