Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pefqeli hero për Prishtinën, Feronikeli bën detyrën ndaj Dritës

Çfarë atmosfere në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina mori një fitore të madhe ndaj Llapit, duke mbajtur të ndezur garën për titullin kampion në IPKO Superligën e Kosovës. Heroi i bardhekaltërve ndaj llapjanëve rezultoi Mërgim Pefqeli, (u asistua nga Mankenda) që me golin e tij (i vetmi i sfidës) në minutën e 88-të, bëri që të shpërthente festa në impiantin e kryeqytetit, ku kishte një prani të konsiderueshme të tifozëve.

Bën detyrën Feronikeli në sfidën e shtëpisë me Dritën e Gjilanit. Skuadra e Drenasi fitoi thellë 4-1 dhe vazhdon të mbajë kryesimin me 2 pikë më shumë se Prishtina.

Kastriot Rexha shënoi për vendësit në minutën e 33-të, ndërsa Da Silva dyfishoi në fillim të pjesës së dytë. Shaqiri i Gjilanit, me golin e shënuar në të 63-ën, dha përshtypjen se loja u hap, por ndodhi e kundërta, pasi Feronikeli realizoi edhe dy gola të tjerë me autorë Fazliun dhe Hotin. Me renditjen aktuale (72 Feronikeli dhe 70 Prishtina) titulli pritet të vendoset në javën e fundit, në superduelin Feronikeli-Prishtina.

Takimi tjetër mes Lirisë dhe KEK-ut, që kishte vetëm, vlerë statistikore, pasi të dyja skuadrat kanë rënë zyrtarisht nga kategoria, përfundoi me fitoren 3-1 të prizrenasve.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...