Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Salihi: Me fat që punoj krah Rejës, duam të bëjmë mirë në kualifikuese

Vetëm pak muaj më parë vendosi t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur, duke shprehur qartë ambiciet se shpreson që të njëjtin sukses si sulmues, ta arrijë edhe në karrierën e tij si trajner.

Bëhet fjalë për Hamdi Salihin, i cili tashmë ka nisur një eksperiencë të re në fushën e trajningut, pasi është bërë pjesë e stafit të Kombëtares Shqiptare, në të cilën ka kontribuar për vite me radhë, me golat e tij.

“Të jem pjesë e ekipit kombëtar është gjithmonë një krenari dhe kënaqësi shumë e madhe. Krahasuar me kohën kur kam qenë lojtar, kjo ka edhe më shumë përgjegjësi. Jam përpjekur që të ndihmoj me njohuritë që kam, që të ndikoj qoftë në raportin me lojtarët, por edhe për të përçuar te trajneri, të dhënat e duhura. Gjithçka, e cila të shërbejë për të përgatitur sa më mirë ndeshjet kualifikuese”, u shpreh ish sulmuesi për SuperSport.

Hamdi Salihi është një nga ndihmësit e Edi Rejës, ndërsa shkodrani e cilëson veten vërtetë me fat, që ka shansin e artë që fillesat në këtë profesion, t’i ketë në krah të një njeriu me eksperiencë 40-vjeçare.

“Është fat që të punoj direkt me një trajner të nivelit të lartë, me një bagazh shumë të madh dhe që ka 40 vite që trajnon. Ai ka edhe një komunikim dhe raport të jashtëzakonshëm jashtë futbollit. Jam me fat që bëj pjesë në këtë staf”, ka deklaruar Hamdi Salihi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...