Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kukësi kërkon mbështetje, autobusë falas për finalen me Tiranën

Kukësi kërkon me çdo kusht ta mbylle me trofe sezonin, teksa të dielën do të përballet me Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Për t’ia dalë mbanë kërkohet impenjim maksimal nga futbollistët, përgatitje e zgjuar taktike, por sigurisht, një peshë të madhe do të ketë edhe mbështetja e tifozëve. Finalja do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ku pritet një numër i konsiderueshëm edhe tifozësh bardheblu. Për të mos u ndier inferiorë në tribuna, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur t’ua sigurojë udhëtimin falas të gjithë mbështetësve verilindorë, kudo ndodhen. Në një njoftim në faqen zyrtare, klubi i Kukësit sqaron të gjithë tifozët se nga qyteti verilindor, Kamza dhe Durrësi, ku jetojnë me shumicë kuksianët, ditën e ndeshjes drejt Elbasanit do të nisen autobusë falas. Më poshtë njoftimi i Kukësit:

“Njoftim i Klubit!

Për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, FK Kukësi – KF Tirana, Presidenti Safet Gjici do të mundësojë udhëtimin pa pagesë të tifozëve kuksianë.

Konkretisht, nga qyteti i Kukësit do të nisen autobusë pa limit drejt Elbasanit, nga Kamza 4 autobuzë dhe nga Durrësi 1 autobuz, për të mbështetur skuadrën, në përballjen ndaj kryeqytetasve në stadiumin “Elbasan Arena.

Futboll Klub Kukësi iu bën thirrje të gjithë sportdashësve, por në veçanti tifozëve kuksianë, që të jenë të pranishëm në ndeshjen më të rëndësishme të Kupës së Shqipërisë.

Ju mirëpresim!”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...