Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Finalet e NBA/ Curry nuk mjafton për Warriors, Toronto merr revanshin

Toronto Raptors ka marrë revanshin në finalen e NBA, pasi fitoi me rezultatin 109-120 ndeshjen e tretë ndaj Golden State Warriors, duke shkuar në 2-1, në bilancin total të takimeve.

Një Stephan Curry “magjik”, që shënoi 47 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi 8 topa në tabelë, nuk i mjaftoi Warriors, që të shmangnin humbjen në “Oracle Arena” të Oaklandit.

Sfida nisi mjaft e mirë për miqtë, që arritën të fitojnë me 7 pikë diferencë që në fraksionin e parë, ndërsa arritën të ruajnë dominimin në të katër pjesët e lojës.

Kawhi Leonard dhe Kyle Lowry ishin protagonistët e suksesit të skuadrës kanadeze, pasi të dy së bashku realizuan 53 pikë, 15 asiste dhe 11 rikuperime.

Kjo ishte ndeshja e tretë mes dy skuadrave dhe e para e luajtur në Oakland, pasi dy të tjerat ishin luajtur në “Scotia Bank Arena” të Torontos dhe të dy ekipet fituan nga një.

Sfida e katërt mes finalisteve do të luhet sërish në “Oracle Arena”, më datën 8 qershor, ndërsa këtë herë Warriors janë të dënuar të fitojnë, që të sigurojnë baraspeshën para se beteja të zhvendoset sërish në Toronto.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...