Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përcaktohet shkalla e dëmtimit, ja sa do mungojë Neymar!

Neymar humbet Kupën e Amerikës. Sulmuesi i Paris Saint Germain pësoi një dëmtim në gju në minutën e 17-të të takimit miqësor që Brazili fitoi me shifrat 2-0 ndaj Katarit. Pas kontaktit me Assim Madibo, Neymar la fushën i përlotur ndërsa pas kontrolleve që i bëri mjeku i përfaqësueses braziliane, ylli i Seleçaos u transferua në një spital në kryeqytetin e Brazilit në shoqërinë e babait të tij Edu Gaspar dhe mjekut të kombëtares Kalil. Vetëm disa orë pas dëmtimit që pësoi lojtari, konfederata braziliane e futbollit konfirmoi se Neymar ka pësuar një thyerje të ligamentit në gjurin e djathtë që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit nga 6 deri në 8 javë ndërkohë që nuk përjashtohet një tjetër operacion. Në këtë mënyrë Neymar nuk do të luajë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Brazil nga mesi i këtij muaji deri në fillim të korrikut, ndërkohë që trajneri Tite duhet të zgjedhë një tjetër lojtar për ta zëvendësuar dhe ai mund të jetë sulmues ose mesfushor, pasi emrat që qarkullojnë janë ata të Lucas Moura, Vinicius Jr dhe Fabinho.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...