Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vendos goli i Cardosos, Partizani mposht polakët e Krakovias

Pas dy humbjeve radhazi në testet e para miqësore, Partizani gjetën suksesin kundër skuadrës polake të Krakovias. Goli i Lucas Cardosos në pjesën e dytë mjaftoi për të vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi, vetëm pak ditë para mbylljes së fazës përgatitore në Slloveni.

Takimi që nisi në një orar të pazakontë, në 10:30. Në formcionin titullar të të kuqve binte në sy mungesa e Lorenc Trashit, në vend të të cilit ishte preferuar shkodrani Hakaj. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin formacion, ndërsa ndryshimet erdhën në minutën e 68-të, me Hoxhën, Çinarin dhe Asani që ua lanë vendet Livio Malajt, Mensah dhe Cardozos. Pikërisht ky i fundit, shënoi edhe golin për të kuqtë në minutën e 74-t të takimit.

Trajneri Lerda u dha mundësinë e aktivizimit edhe Brojas dhe Kodrës në vend të Hilës dhe Kotes.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...