Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bakaj nuk ndalet, shënon dy herë dhe i jep fitoren Shakhtarit (Video)

Elis Bakaj vijon të dhurojë paraqitje mjaft të mira në kampionatin bjellorus, ku luan që prej shkurtit të vitit 2018, me skuadrën e Shakhtar Soligorskut.

Pasditen e sotme, skuadra e tij priti në shtëpi Fc Minskun, në sfidën e vlefshme për javën e 14, të cilën arriti ta fitojë me rezultatin 3-2, ndërsa sulmuesi shqiptar shënoi një dopietë.

Goli i parë e Bakajt erdhi në minutën e 13’ dhe riktheu barazimin 1-1, pasi Minsku kishte kaluar i pari në avantazh, ndërsa goli i dytë ishte ai me vlerën e 3 pikëve dhe u shënua në minutat shtesë me penallti.

Në 14 javët e këtij sezoni, Bakaj ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste, ndërsa Shakhtar Soligorsk renditet në vendin e tretë me 31 pikë, 5 më pak se Dinamo Brest që kryeson.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...