Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Donnarumma: Jam rritur falë Milanit, tani të kthehemi në Champions

Prej ditësh përflitet se është në merkato dhe se e ardhmja e tij do të jetë larg Milanit, por Giggio Donnarumma është aty, në grumbullim me kuqezinjtë e tjerë, nën urdhrat e trajnerit të ri Marco Giampaolo.

Gjatë ditës së sotme, pas Paolo Maldinit, në konferencë për shtyp u shfaq edhe gardiani i talentuar, që përveçse foli për nisjen e përgatitjeve. Theksoi se do të mbetet te Milani edhe në të ardhmen.

“Kam ardhur pak më herët për të qenë gati sot dhe për të qenë në dispozicion të trajnerit, për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri. Dita e grumbullimit për mua ëshët gjithmonë si të ishte dita e parë te Milani. Mezi e pres dhe vij i emocionuar, për të qenë në dispozicion të skuadrës”, tha Donnarumma.

Portieri 20-vjeçar i Milanit dhe kombëtares italiane theksoi se objektivi i kuqezinjve për këtë sezon do të jetë rikthimi në Ligën e Kampionëve, një kompeticion të cilit i shkuan shumë pranë këtë sezon.

“10 minuta para se të përfundonte kampionati, ishim në Champions, por më pas përfunduam jashtë Europe. Tani duhet të punojmë shumë në fushë dhe të rikthejmë skuadrën në Champions, ndoshta jo duke i lënë gjërat për në javën e fundit. Unë jam 20 vjeç, por ndjej që jam përmirësuar në fushë dhe falë Milanit, ndihem më i pjekur dhe i rritur”, tha gardiani kuqezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...