Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ujkani: Keqardhje për Palermon, te Rizespori…

Vendimi dënimin e Palermos më rënien në Serinë C italiane ka qenë një lajm i keq jo vetëm për tifozët e skuadrës siciliane. Shpreh keqardhjen për këtë zhvillim të ri negativ për këtë klub edhe Samir Ujkani, portieri përfaqësueses së Kosovës, që u bë i njohur në futbollit italian pikërisht te Palermo, që e afroi nga akademia e Anderlehtit në Belgjikë.

“Ç’fatkeqësi që u zhduk Palermo, më vjen vërtet shumë keq. Palermo më solli në Itali dhe më bëri futbollist. Kur e shoh të zhduket, më dhëmb shumë. Por unë jam i bindur se do të rikthehet shumë shpejt aty ku e meriton.”

I pyetur për të ardhmen e tij, Ujkani, aktualisht pjesë e Rizesporit në Turqi, u shpreh:

“Kam edhe dy vite kontratë me Rizesporin, të shohim. Dua të luaj dhe të imponohem. Këtu, për momentin, nuk po më jepet mundësia, por unë jam profesionist, stërvitem dhe ruaj formën, duke qenë në pritje për të treguar vlerat e mia.”

 

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...