Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ra pista “Atletico”, Roma e Tottenhami në garë për Hysajn

Elseid Hysaj nuk do të shkojë tek Atletico e Madridit, sikurse ishte raportuar kohët e fundit, pasi klubi spanjoll hoqi dorë nga mbrojtësi për shkak të pretendimeve të larta financiare të Napolit duke firmosur me Trippier të Tottenhamit, por kjo nuk do të thotë se për shqiptarin mbyllen dyert e largimit nga skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Për mbrojtësin kuqezi është hedhur në sulm Roma, që ka shfrytëzuar bisedimet me menaxherin Mario Giuffredi, që është njeriu që përfaqëson edhe interesat e Veretout, për të cilin klubi kryeqytetas po këmbëngul prej kohësh. Një menaxher për dy futbollistë. Hysaj është i duhuri për skemat e Fonsecas në rolin e anësorit të djathtë, sigurisht nëse në këtë pozicion trajneri nuk do të preferojë Florenzin.

Por kujdes, Roma ka një konkurrent të fortë për 25-vjeçarin nga Shkodra. Bëhet fjalë për Tottenhamin, që kërkon ta mbulojë boshllëkun e lënë nga Trippier, që iu bashkua Atleticos, pikërisht me Hysajn. Merkatoja ofron situata të paimagjinueshme. Tottenhami përfitoi 20 milionë paundë për Trippier dhe për të njëjtën shifër e ndoshta edhe më pak synon të marrë shqiptarin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...