Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ruleta e penalltive i buzëqesh Tottenhamit, anglezët fitojnë edicionin e 6-të të Audi Cup

Tottenham Hotspur fiton edicionin e 6-të të Audi Cup. Nënkampionët e Europës mposhtën me rezultatin 6-5 pas goditjes së penalltive vendasit e Bayern Munich. Në Allianz Arena Bayerni e nisi ndeshjen me një formacion që përbëhej në masë nga lojtarët e rinj në moshë. Vetëm Neuer, Pavard, Sule dhe Tolisso ishin lojtarë në 11-shen titullare nga skuadra e parë. Ndryshime në krahasim me ndeshjen e një dite më parë ndaj Realit kishte bërë edhe Tottenham, megjithatë Pochettino kishte hedhur që kishte bosht edhe pse në stol ishin tre yjet e skuadrës londineze, Eriksen, Son dhe Kane. Lamela i dha epërsinë anglezëve në minutën 19-të, ndërkohë që Eriksen i futur në fushë pikërisht në fillimin e pjesës së dytë në vend të argjentinasit dyfishoi shifrat në minutën e 59-të.

Por Bayerni u zgjua menjëherë dhe sulmuesi Arp dy minuta më pas rihapi takimin. Hyrja në fushë e pjesës më të madhe të titullarëve ndryshoi lojën e bavarezëve të cilët barazuan rezultatin në 2-2 me talentin kanadez Davies në minutën e 82-të. Për të përcaktuar skuadrën fituese të Audi Cup 2019 u desh goditja e penalltive me anglezët që u treguan më të saktë pasi për gjermanët gabuan Alaba dhe Boateng ndërkohë që te Tottenham i pasaktë u tregua vetëm Eriksen. Në fund festa ishte e gjitha për skuadrën e Pochettinos që ngriti lart trofeun e Audi Cup.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...