Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Coutinho: Te Bayerni për të qëndruar gjatë, kam ambicie të mëdha

E hëna ka qenë dita e prezantimit të Philippe Coutinhos me fanellën e Bayern Munich. Pasi pozoi me fanellën e tij të re atë me numër 10 që do të mbajë veshur në aventurën e tij bavereze, braziliani tha edhe fjalët e para si lojtar i kampionëve të Gjermanisë, duke nënvizuar se nuk ka ardhur për vetëm një sezon te Bayerni por të qëndruar gjatë edhe pse formula e transferimit është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje.

“Për mua ky transferim përfaqëson një sfidë të re, në një vend të ri dhe në një nga klubet më të mira në Europë. Mezi po pres momentin për të debutuar me këtë fanellë dhe ashtu si Bayerni edhe unë kam ambicie të mëdha. Nuk kam ardhur këtu si kalimtar për vetëm një sezon por për të qëndruar gjatë dhe për të fituar sa më shumë trofe me bavarezët”, deklaroi Philippe Coutinho.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...