Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani i Giampaolos zhgënjen që në start, Beceo i jep 3 pikë Udineses

Milani i Giampaolos “bie” që në javën e parë të Serisë A. Kuqezinjtë dolën pa pikë nga stadiumi “Dacia Arena” i Udines, pasi u mposhtën 1-0 nga Udinese.

Me dyshen Piatek-Castillejo në sulm dhe me Suson në rolin e trekuartistit, kuqezinjtë, përtej volumit të lojës, krijuan pak raste për shënim dhe në një moment shpërqendrimi në minutën e 72-të, në zhvillimet e një këndoreje, Beceo realizoi me kokë golin që u dha tri pikë friulanëve.

Giampaolo tentoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me aktivizimet e Leaos dhe Bennacer, por pa rezultat, pasi Udinese u mbrojt shumë mirë, duke mos pësuar gol.

Në dy raste u desh ndërhyrja e sistemit VAR për të vlerësuar momentet e diskutueshme për 11-metërsh, një për çdo skuadër, por vendimi i gjyqtarit kryesor Pasqua ishte për vijimin e lojës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...