Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi flet për çështjen “Neymar”: E doja rikthimin e tij, s’e di nëse klubi ka bërë të pamundurën!

Ylli i Barcelonës Lionel Messi nuk fshihet dhe tregon të vërtetën rreth transferimit të Neymar te Barcelona në merkaton e kësaj vere që nuk u realizua dot me sukses. Në një intervistë Messi e ka pranuar se dëshira e tij ishte të luante sërish në të njëjtën skuadër me brazilianin por kjo gjë nuk u bë e mundur nga presidenti i Barçës Josep Maria Bartomeu.” E vërteta është se do pëlqente që të vinte Neymar. I kuptoj edhe njerëzit që kanë qenë kundër këtij transferimi sepse është normale për mënyrën sesi ndodhën gjërat, sesi ai u largua dhe sesi Neymar e la skuadrën para 2 vitesh. Megjithatë në nivelin sportiv Neymar është një nga më të mirët në botë dhe të në përbërje skuadra jonë do të kishte më shumë mundësi për të arritur rezultatet që të gjithë ne dëshurojmë. Por edhe në nivelin e sponsorëve dhe imazhit klubi do të kishte bërë një hap të madh përpara”, theksoi Leo Messi. Argjentinasi iu përgjigj edhe pyetjes së a ka bërë gjithçka Barcelona për të rikthyer sulmuesin brazilian në Camp Nou. “ Sinqerisht nuk e di nëse Barcelona ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur, nuk kam patur shumë informacione rreth kësaj tratative merkatoje”, shtoi në fund numri 10 i blaugranave.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...