Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Icardi: Doja të luaj në një skuadër fituese, jap maksimumin për t’u blerë nga PSG

Telenovela Mauro Icardi ishte nga më të gjatat e verës së merkatos, me sulmuesin argjentinas që në fund vendosi të kalojë te PSG, ndërsa në një intervistë për francezen “Canal+” zbuloi se ka qenë dëshira e tij që të transferohej në një klub ku të mund të fitonte diçka.

“Të luaja në Champions League me Interin, ishte ëndrra ime dhe e realizova. Nuk arritëm të fitojmë asgjë , por qëndrova dhe shënova shumë gola. Edhe për mua kishte ardhur momenti të luaja në një skuadër fituese. Ishte dëshira ime që të vija në një skuadër me futbollistë të mëdhenj”, deklaroi Icardi.

Sulmuesi argjentinas është transferuar në Paris me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ndërsa i pyetur mbi këtë aspekt të kontratës, tha se do të bëjë më të mirën për të bindur drejtuesit e klubit ta blejnë përfundimisht.

“Të shohim deri verën tjetër, sepse sapo kam ardhur, por kur ka një opsion blerjeje, bën më të mirën për t’u blerë në fund. Kur nisa nxehjen ndaj Strasbourgut, i gjithë stadiumi thirri emrin tim. Ishte diçka që nuk më kishte ndodhur asnjëherë dhe u preka”, deklaroi sulmuesi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...