Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Përmbysje spektakolare ndaj Sevillas, Eibar “e bën sefte” në kampionat

Eibar ka pritur javën e 6 për të marrë fitoren e parë në kampionat dhe e kë barë këtë në një mënyrë spektakolare, duke përmbysur rezultatin ndaj Sevillas në shtëpi, nga 0-2 në pjesën e parë, në 3-2 në përfundim të sfidës.

Andaluzianët vinin pas humbjes minimale 0-1 ndaj Realit të Madridit dhe ishin të karikuar për të marrë 3 pikët në transfertën e sotme, ndërsa në 45 minutat e para bënë ndeshjen perfekte, duke shënuar dy herë me anë të Ocampos dhe Torres.

Kaq mjaftoi që të besuarit e Julen Lopeteguit ta merrnin lehtë pjesën e dytë, duke menduar se kishin arkivuar tashmë suksesin, por vendasit e Eibar u zgjuan në minutën e 65-të, kur Orellana rihapi takimin pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Më pas ishte Pedro Leon që shënoi golin e barazimit në minutën e 77’ dhe vetëm 5 minuta më vonë, Cote gjeti golin e fitores, duke “ngritur në peshë” publikun vendas, që iu gëzua kështu suksesit të parë në kampionat.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...