Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bie Bayern, por ndjekësit nuk përfitojnë, Paderborni pëson humbjen e 6

Vetëm pak ditë pas fitores së thellë 2-7 në Londër ndaj Tottenhamit, Bayerni i Niko Kovaç ka zhgënjyer tërësisht në “Allianz Arena” pasditen e sotme, teksa është mposhtur me rezultatin 1-2 nga modestët e Hoffenhaimit.

Gjithçka është zhvilluar në pjesën e dytë në këtë takim, ku Adamyan ka shënuar dy herë për miqtë, ndërsa bavarezët barazuan momentalisht sfidën me anë të sulmuesit polak Robert Lewandowski, i cili është i vetmi që nuk stonon në këtë start kampionati.

E nëse bavarezët gabojnë, nuk e shfrytëzon dot këtë hap Borussia e Dortmundit, që ndonëse ishte dy herë në avantazh në transfertën ndaj Freiburgut, nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, me verdhezinjtë që tashmë nuk fitojnë prej 3 javësh radhazi.

Vetëm barazim 1-1 arriti edhe Bayer Leverkusen në shtëpi përballë Leipzig, ndërsa Paderborn pësoi edhe humbjen e gjashtë në 7 javë kampionat, teksa u mposht 1-2 nga Mainz dhe mbetet në vendin e fundit të renditjes.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...