Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gabon Drita, fiton Gjilani, Ballkani kryeson i vetëm

Pas javës së 9-të Ballkani kryeson i vetëm Ipko Superligën e Kosovës i ndjekur nga Drita dhe Gjilani në kuotën e 18 pikëve. Intelektualët kishin mundësinë ideale për të kapur në krye skuadrën e Ismet Munishit por në transfertën ndaj Drenicës, Drita nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Golit të ish-sulmuesit të Tiranës Gilberto Fortunato në minutën e 38-të iu kundërpërgjigj Prokshi në minutën e 87-të, goli që erdhi shumë vonë por i merituar pasi Drenica e kërkoi me çdo kusht barazimin madje në fund rrezikoi ta fitonte sfidën. Me këtë barazim skuadra e Ardian Nuhiut u ngjit në kuotën e 18 pikëve, po aq sa edhe Gjilani që e barazoi Dritën falë fitores së dytë radhazi në kampionat. Skuadrës së Gentjan Mezanit i mjaftoi një gol i Tomislav Busic i ardhur pas një aksioni model të nisur nga këmbët e Veliut dhe me një asist spektakolar të Prognit, për të mposhtur 1-0 Dukagjinin e vendit të fundit dhe për t’u ngjitur në kuotën e 18 pikëve aq sa edhe rivalët nga i njëjti qytet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...