Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vendos goli i De Ligt, Juventusi fiton derbin dhe rimerr kreun

Matthijs del Ligt, mister 75-milionë euro, shënon golin e parë me Juventusin. E bën në derbin e Torinos, ndaj ekipit “granata”, duke u dhuruar fitoren bardhezinjve, të cilët brenda pak orësh zhvendosën në vendin e dytë Interit, që kishte marrë përkohësisht kryesimin falë fitores 1-2 në fushën e Bolognas.

Mund të kishte rezultuar “djalli” i Juventusit nëse kryesori Doveri do të kishte reklamuar 11-metërsh në minutën e 11-të, për prekjen e topit me dorë brenda zonës, por mbrojtësi holandez u ndie “engjëlli” i skuadrës së tij, duke e festuar si i çmendur golin e parë me fanellën bardhezi.

Meritë pa dyshim e Gonzalo Higuainit, i cili e asistoi në mënyrë perfekte holandezin, që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Sirigu, cili vetëm pak sekonda para golit kishte bërë mrekullinë ndaj gjuajtjes fluturimthi të “El Pipitas”.

I mungoi shumë goli në këtë derbi edhe Cristiano Ronaldos, që e pati shansin përballë portierit Sirigu, por pa mundur ta kalonte topit pas shpinës së “gardianit”. Festuan vetëm për pak sekonda shënimin e golit në shtesë futbollistët e Torinos, por anësori ngriti shumë shpejt flamurin, me të drejtë, për pozicion jashtë loje.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...