Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi shkatërron Utrechtin, zhgënjen PSV, shkon -11 pikë nga kreu

Ajaxi i Amsterdamit ka mbetur i vetëm në garën për titullin kampion në Eredivisie, pasi ka krijuar një shkëputje prej 11 pikësh me PSV Eindhovenin, që konsiderohet kërcënimi kryesor për “harkëtarët”. Kampionët në fuqi të Holandës shkatërruan 4-0 Utrechtin në “Amsterdam Arena”, duke marrë fitorën e 11 sezonale.

Sfida, praktikisht, u mbyll që në pjesën e parë, teksa vendasit shënuan 3 herë, me van de Beek në minutat 14’ dhe 40’ dhe me Tadic në të 24-ën.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuan nga Ten Hag realizoi një tjetër gol me Martinez, për rezultatin përfundimtar 4-0.

Zhgënjen PSV Eindhoveni në fushën e Willem II me rezultatin 2-1. Për ekipin e drejtuar nga van Bommel bëhet fjalë për humbjen e tretë në 4 sfidat e fundit, ecuri që i ka larguar e ka larguar ndjeshëm nga kreu. Deri në minutën e 85-të vendasit ishin në epërsi të dyfishtë me dygolësh të Nunnely-t, gjithsesi goli i Pereiros vlejti vetëm për statistikë.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...