Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi insiston për Marash Kumbullën, e do që në janar

Interi insiston për talentin e Veronës dhe të Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbull. Sipas medieve veroneze, klubi zikaltër kërkon ta mbyllë marrëveshjen për mbrojtësin e ri të datëlindjes 2000 që në muajin janar. Gjatë muajit të parë të vitit është programuar një takim mes drejtuesve të dy klubeve për të biseduar mbi detajet e një transferimi të mundshëm.

Presidenti i Veronës, Setti, kërkon 20 milionë euro për qendërmbrojtësin, i cili pëlqehet shume nga klubet e tjerë më në zë në Itali, Juventusi, Lazio, por edhe Atalanta.

Në fakt, pas shpërthimit të futbollistit shqiptar edhe ekipe nga Anglia dhe France ka shfaqur interes për të.

Kujtojmë që shqiptari tjetër që luan me Veronën, Amir Rrahmani, është shumë pranë kalimit te Napoli, që mësohet se ka pranuar të paguajë 12 milionë euro për kartonin, por deri në fund të sezonit të ta huazojë pikërisht te Verona.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...