Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Oklahoma i jep leksion Houston-it, fitojnë edhe 76ers e Timberwolves

Ishin vetëm 4 sfidat në mbrëmjen e NBA, por spektakli dhe emocionet nuk munguan as këtë herë. Vëmendjen më të madhe e mori dueli i Chesapeake Energy Arena, aty ku Oklahoma City Thunder mposhti lehtësisht me shifrat 113-92, Houston Rockets. Një ndeshje e dominuar nga City Thunder që e pa veten në avantazhin e 16 pikëve që në fundin e periodës së parë. Për të marrë fitoren e 7-të në 8 takimet e fundit, Oklahoma iu fal 23 pikëve, 11 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 4 asisteve të Danilo Gallinarit. Houston-it në krahun tjetër nuk i mjaftuan 34 pikët e ishit të madh të sfidës Russell Westbrook. Po kalon një mini-krizë rezultatesh, Boston Celtics që pësoi humbjen e tretë rresht pasi u mposht në Pensylvani nga Philadelphia 76-ers me rezultatin 109-98. Richardson me 29 pikë ishte heroi i Philadelphias në këtë sfidë që regjistroi fitoren numër 25 në 39 takime.

Në krahun tjetër skuadrës më të titulluar të NBA nuk i mjaftuan 50 pikët e realizuara nga dyshja Walker-Smart. Buzëqesh edhe Minnesota Timberwolves. Skuadra nga Minneapolis kaloi me shifrat 116-102 Portland Trail Blazzers për meritë edhe të kanadezit Andreë Wiggins, autor i 23 pikëve. Falë këtij suksesi dhe ecurisë së mirë që ka patur në javët e fundit Minesotta është futur fuqishëm për të siguruar një vend në play-off. Vazhdon rënia e lirë e Detroit Pistons ndërkohë që i dha fund krizës së rezultateve prej 5 humbjesh rresht Cleveland Cavaliers që fitoi me shifrat 112-115 pas kohës shtesë brenda në Michigan. Më i miri për skuadrën nga Ohio në këtë sfidë ishte kanadezi Thompson me 35 pikë 14 rebound dhe 3 asiste.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...