Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Supergol i Abazaj, Kukësi barazon ndaj Yeni Malatayaspor

Kukësi i Shpëtim Duros vazhdon të ruajë formën e mirë edhe në vitin 2020. Verilindorët barazuan 1-1 në miqësoren e parë në tokën turke atë ndaj Yeni Malatayaspor, skuadër që pozicionohet në vendin e 8-të të Superligës turke. Pas një pjesë të parë pa gola ku trajneri Shpëtim Duro aktivizoi të gjithë lojtarët titullarë, Kukësi u ndëshkua në minutën e 56-të nga goli i veteranit Umut Bulut. Por skuadra shqiptare nuk u dorëzua pasi këtij goli dhe gjeti forcën për të reaguar. Në minutën e 83-të Kukësi barazoi shifrat me një supergol të Kristal Abazajt i cili vallëzoi mes mbrojtjes së Yeni Malatayaspor duke shënuar një gol të bukur, ndërsa pak minuta më vonë pati një shans ideal për të kaluar në avantazh por topi i goditur kaloi ngjitur me shtyllën.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...